Minisitri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se 72 pacientët që po trajtohen në Maqedoninë e Veriut të cilët u lënduan në zjarrin në Koçan, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën dhe siç bëri të ditur, 3 pacientë janë lëshuar në shtëpi, shkruan TV21. Për pacientët që janë dërguar për trajtim jashtë vendit, Taravari tha se janë gjithsej 101 dhe shumica janë jashtë rrezikut për jetë, për dallim prej 10 prej tyre, që Taravari tha se janë në gjendje kritike.
“Që të gjithë pacientët janë stabil dhe në gjendje jashtë rrezikut për jetë. 72 pacientë shërohen këtu në Maqedoni dhe 101 janë jashtë shtetit. Prej këtyre që janë 72 pacientë në Maqedoni, 3 pacientë janë lëshuar në shtëpi. Ditët në vijim do t’ju informojë për pacientët të cilët gradualisht do të lëshohen në shtëpi. Jashtë shtetit janë 101 pacientë, në bazë të informatave që i marrim, shumica janë jashtë rrezikut për jetë. Ditën e diel thash që janë 20 pacientë kritikë, sot mund të them se vetëm 10 janë më kritikë por edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë tash për tash. Dje u transportuan shumë pak pacientë jashtë vendit, sot kemi në dispozicion 10 oferta për të transportuar. E vlerësojmë me kolegët nëse ka nevojë”, tha Taravari.