Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një paraqitje për media tha se koalcioni VLEN po përagtit ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Taravari mes tjerash tha se javën ardhshme propozim-ligji do të jetë në debat publik.
Tutje, Taravari theksoi se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet.
“VLEN po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj të jetë në debat publik javën e ardhshme. Do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Nga të gjitha anët është konstatuar se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.