Taravari: Zotin e kemi dëshmitar se beteja jonë është e ndershme

Kandidati p☺%r kryetar komune në Gostivar Arben Taravari, pas ditës së zgjedhjeve lokale ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, njofton InfoShqip.com

Më Poshtë mund të lexoni të plotë statusin:

“Dje ishte ditë historike për qytetin e Gostivarit!
Unë dhe ekipi im që mendojmë se Gostivari është i Pari jemi mirënjohës që patëm përkrahjen e jashtëzakonshme të Shqiptarëve, Turqëve, Maqedonasve dhe Romëve!
Të gjithë këta njerëz nuk votuan nën urdhërat kërcënues të ndonjë partie, ata votuan në emër të dashurisë për Gostivarin!
Këta njerëz të mrekullueshëm treguan se kishim të drejtë, Ata donin Ndryshimin!
12 mijë votat tuaja janë 12 mijë personalitete, 12 mijë histori, 12 mijë firmëtarë që nënshkruan Orën e Re të Gostivarit!
Dua që në emër të ekipit tonë “Gostivari i Pari” që tashmë është me 12 mijë anëtarë, të shprehim përkrahjen e madhe për të gjithë ata që janë detyruar me shantazhe të votojnë kundër vullnetit të tyre!
Tashmë prangat e diktaturës u hoqën, tashmë ju jeni të gjithë të lirë të thoni fjalën tuaj!
Falenderoj Mërgatën e cila dëshmoi dashuri të pakompromistë duke votuar për ekipin Gostivari i Pari!
Falenderoj ata qindra mijëra persona nga që edhe pse pa të drejtë vote u kthyen në përkrahës të ekipit tonë, duke ftuar gjithandej gostivarasit të votojnë për ne!
Dhe në fund falenderoj Zotin që na dhà kurajon e Ndryshimit pasi Ai na sheh dhe na di sa ndershëm e nisim këtë betej!
Në raundin e dytë ne shkojmë Fitimtarë!
Faleminderit të gjithëve nga zemra!
Sinqerisht
Arben Taravari
Gostivari i Pari!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu