Tarçullovski jep dëshmi në prokurori

Në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, deputeti Johan Tarçullovski, jep dëshmi në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill.

Gjykata e apelit e refuzoi kërkesën e tij për shfuqizimin e masës së paraburgimit shtëpiak. Ai mbrëmë nëpërmjet avokatit të tij kërkoi nga Gjykata Penale t‘i lejoj të enjten katër orë të mund të del nga paraburgimi shtëpiak, që të marrë pjesë në Kuvend dhe personalisht ta dëgjoj fjalimin e sekretarit gjeneral të NATO-së, Jens Solltenberg.

Tarçullovski pret që të merr leje nga gjykata  për shkak se siç ka cekur në letër, ai është i vetëdijshëm për imunitetin e marrë gjatë caktimit të paraburgimit shtëpiak, por ai ende po e kryen funksionin – deputet./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu