Donald Trump, gjatë një takimi me kabinetin e tij, shprehu kënaqësinë për ecurinë e vendit dhe tregjeve, duke theksuar se “gjërat po shkojnë shumë mirë”.
Ai e quajti ditën e kaluar si “ditën më të madhe në histori” për tregjet dhe nënvizoi se ka pasur një kosto dhe probleme gjatë tranzicionit, por që në fund do të sjellin përfitime.
Trump bëri një paralelizëm me të kaluarën, duke thënë se ka pasur lëshime dhe ka lejuar që disa vende të bëhen shumë të mëdha dhe të pasura në kurrizin e SHBA-së. Ai premtoi se kjo do të ndryshojë dhe se ai nuk do ta lejojë që ky proces të vazhdojë. Trump përfundoi duke lavdëruar kabinetin e tij, duke e cilësuar punën e tij si “pabesueshme”.