Të burgosurin adoleshent policia e lidh në karrige dhe keqtrajton për dy orë (Video)

Një djalë adoleshent është kapur nga policia në Austri, mirëpo mënyra e trajtimit të tij derisa ishte në mbajtje u cilësua të jetë “jo njerëzore”

Dylan Voller nga Autria, adoleshent, u mbajt për gati dy orë i lidhur për një karrige. Policia e kishte maskuar dhe e kishte lidhur për karrige duke thënë se “kështu duhet ta vuajë dënimin”, shkruan GulfNews, transmeton Express.

Kryeministri austriak pas publikimit të videos ku shihet adoleshenti i lidhur për karrige, ka dënuar trajtimin ndaj tij duke thënë se trajtimi ndaj tij ishte i ngjashëm me ato të burgut famëkeq të “Guantanamos”.

Për më shumë se dy orë adoleshenti u mbajt i lidhur në karrige, me maskë në fytyrë. Ngjarja ndodhi më mars të vitit 2015.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu