Të çmendur dhe të dashuruar si ata… Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli

Prej pak kohësh, në televizionet spanjolle ka filluar seriali i tyre i ri “3 veces Ana” (3 herë Ana), i cili ka bërë të gjithë publikun të dashurohen edhe një herë tjetër me çiftin e famshëm Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, që nuk e patën të lehtë rrugën derisa gjetën dashurinë e njëri-tjetrit.

Por sot, të gjitha kanë kaluar dhe për të dy kjo periudhë ka qenë plot suksese e angazhime artistike, ashtu si edhe me ditë dhe kohë për t’u marrë më njëri-tjetrin.

Pak ditë më parë, aktorja e njohur me rolin e Terezës, në serialin me të njëjtin titull, ka pasur ditëlindjen dhe mes të gjitha urimeve dhe surprizave, nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga i dashuri i jetës edhe në profilet sociale: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, jeta e dashurisë sime. Të uroj gjithmonë vetëm të mira. Të dua” – i shkruan Sebastian për ditëlindje. Por nuk mungojnë edhe deklarata të tilla si “Rruga jote është rruga ime” apo “Të dua çdo ditë e më shumë…”

Me gjithë ëmbëlsinë që i karakterizon, çifti i ndan me të gjithë momentet më të lumtura dhe deklaratat e dashurisë.

Këto ditë, Angelique dhe Sebastian kanë filluar pushimet dhe në profilet e tyre sociale, shikon foto nga momente të ndryshme ku ata gjenden gjithmonë bashkë, ashtu si edhe raste të çmendura. Natyrisht, si edhe në rolet e saj, iniciatorja e këtyre çmendurive është gjithmonë Angelique.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu