Ardhja e komisionerit për zgjerim të BE-së Johanes Han në Shkup ditën e enjte duket se do të zbardhë shumë dilema për të cilat partitë politike nuk arrinë të dakordohen, shkruan Zhurnal.
Sipas informacioneve të Zhurnal, Han para liderëve politik në Shkup do të prezantojë projektin për një qeveri të zgjeruar.
Në këtë qeveri pjesëmarës do të ishin VMRO, LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa, ndërkohë që opozita do të përbëhej nga PDSH dhe Aleanca për shqiptarët.
Kjo qeveri mandatin do e kishte nga 3-4 vite ndërsa si mision do të ketë zbatimin e të gjitha reformave që janë si rekomandime të Komisionit europian, raporti i Pribes, vazhdimi i mandatit të të Prokurorisë speciale si dhe vendosjen e shtetit në binarë si duhet dhe drejtmin në rrugën euroatlantike.
Interesante është se kryeministër i qeverisë së zgjeruar nuk do jetë Nikolla Gruevski, por një personalitet i pranueshëm nga të gjithë por nga partia e cila ka fituar më shumë vota dhe mandate.