Ministria e arsimit dhe shkencës së Maqedonisë ka bërë të ditur se ky dikaster i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për fillimin e rregullt të vitit shkollor në zonat e gostitura nga vërshimet, transmeton Zhurnal.mk
Sipas tyre, në bazë të aktiviteteve të deritanishme, ku po realizohet sanim i tërësishëm i dëmeve që u shkaktuan nga vërshimet nëpër objektet arsimore tek vendet e goditura nga fatkeqësia natyrore.
Nga ministria e arsimit janë optimist, se mësimi do të fillon në vendet e goditura nga vërshimet në një shtatorë.
“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësit e bashkësive vendore lokale të vendeve që u goditën nga vërshimet, që të përfundohen të gjitha aktivitetet parapërgatitore. Më këtë dinamik, nëse gjithçka përfundon ashtu se duhet, atëherë, edhe në vendet e goditura nga vërshimet mësimi shkollor do të fillon me një shtatorë “ – thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.mk