Të gjitha përdorimet e sodës së bukës lidhur me bukurinë e fytyrës, trupit e flokëve

Soda e bukës pa frikë mund të gjejë përdorim thuajse kudo e nga pastrimi apo gatimi ajo mund të përdoret dhe si një përbërës bukurie. Nëse deri më sot e kishit përdorur vetëm në receta gatimi ka ardhur momenti ta përdorni dhe në recetat e bukurisë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përdorimet e sodës së bukës lidhur me bukurinë e trupit fytyrës e flokëve.

Hidhni pak sodë buke brenda në shampo dhe flokët tuaj do të shkëlqejnë. Lajini si normalisht.
Pastroni krëhërin dhe furçat e flokëve nga çdo papastërti  duke i lënë në një tas me ujë me një lugë sodë për 20 minuta.

Përdorni sodën e bukës si një scrub për fytyrën për të larguar të gjitha papastërtitë mbetjet dhe lëkurën e vdekur nga fytyra

Një herë në javë bëni scrub për trupin. Qarkullimi I gjakut do të përmirësohet dhe lëkura juaj do të jetë më e butë
Nëse kremrat nxirës artificial ju kanë lënë shenja në lëkurë apo ju kanë nxirë në mënyrë jo të njëtratshme atëherë përdorni sodë buke.

Soda e bukës mund të përdoret si deoordorant duke eleminuar erën e djersës në mënyrë natyrale
Pas një dite të lodhshme një banjë relaksuese me sodë buke do të përmirësojë humorin tuaj
Zbardhues dhëmbësh. Një herë me javë lyeni  furçën me pak sodë buke dhe fërkoni dhëmbët për pak sekonda. Brenda pak javëve do të vini re ndryshimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu