Motra e vogël e Kim Kardashian, Kylie Jenner, i ka frymëzuar dhe nxitur vajzat e reja në gjithë botën për një trend bizar.
Në rrjetet sociale ka filluar sfida #KylieJennerLipChallenge, me ç’rast vajzat në mënyra të ndryshme përpiqen të zmadhojnë vëllimin e buzëve.
17-vjeçarja Kylie në kohët e fundit gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e fanseve, të cilat duan të duken si ajo.
Më së shumti kanë tërhequr vëmendjen buzët e saj që në disa muajt e fundit janë rritur në mënyrë “misterioze”.
Jenner ka mohuar t’i jetë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike duke thënë se është fjala “për një mënyrë të veçantë të vënies së makijazhit”.
Sidoqoftë, është e qartë se buzët e saja janë rezultat i intervenimit të kirurgut plastik.