Të hënën LSDM zgjedh nënkryetarët, mes tyre një shqiptar

Ditën e hënë Lidhja Socialdemokrate pritet që të bëjë publike emrat e kandidatëve për nënkryetarë partie si dhe Këshillit ekzekutiv. Sipas informacioneve, për nënkryetarë përmenden emrat: Bisera Kostadinovska – Stojçevska, deputete aktuale, Nina Fiti, Pero Kostadinov – kryetari aktual i komunës së Vallandovës si dhe Fatmir Bytyqi-nënkryetari aktual.

Këtë përbërje, Kovaçevski pritet ta prezantojë ditën e hënë. Sekretar gjeneral është zgjedhur Mile Zeçeviq, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtarë Bojan Mariçiq, si dhe një sekretar organizativ, që në garë janë dy emra.

Përpos kryesisë së ngushtë do të zgjedhet edhe Këshilli ekzekutiv, ku pritet të ketë risi, ku Dimitar Kovaçevski do të zgjedh edhe profesorë universitar, figura që do të promovojnë politikat socialdemokrate. Kreu i ri i partisë Kovaçevski ka synim të bëj përpjekje që të bashkoj të gjitha fraksionet dhe grupimet brendapartiake. Ai pritet të marrë ditën e mërkurë mandatin e kryeminstrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu