Të humbur në det apo trafikantë droge? Misteri i dy shqiptarëve të shpëtuar në Itali (VIDEO)

Teksa ishin në bordin e një varke 4 milje nga porti i Otrantos, dy shqiptarë kanë kërkuar ndihmë me celularë satelitorë. Sinjali është kapur nga efektivët e Rojës bregdetare të Gallipolit, të cilët mëngjesin e sotëm kryen një operacioni kërkim-shpëtimi në det, që çoi në shpëtimin e dy shtetasve shqiptarë dhe më pas në arrestimin e një prej tyre, raportojnë mediat lokale.

Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por raportohet se një prej tyre është vënë në pranga, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti i lëshuar nga autoritet e vendit fqinjë.

Shqiptarët thanë se ishin nisur dje nga brigjet shqiptare, por anija me të cilën udhëtonin kishte pësuar një avari në motor dhe kështu kishin mbetur në mëshirë të fatit.

Por, siç raporton “La Repubblica”, ata dyshohet se janë trafikantë drogë, të cilët më herët kanë dorëzuar një ngarkesë droge e më pas kanë lëshuar alarmin./Syri.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu