Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së ka vazhduar të bëjë fushatë, edhe pse koha për fushatë fillon më 21 nëntorë, duke premtuar zhvillim të vendit me vazhdimin e pushtetit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Sipas programit partiak, vitin e ardhshëm do të ndërtohet infrastrukturë rrugore me vlerë totale prej 400 milionë eurove.” tha mes tjerash Gruevski.
Këtë premtim ai e dha në ceremoninë për lëshimin në përdorim të ujësjellësit të Shkupit, projekt ky që është mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë dhe Banka Evropiane për Investime./Telegrafi/