A do të jetë Lëvizja Besa pjesë e Qeverisë, ja çfarë thotë Rexhepi

Qeveria e re është e detyruar dhe ka borxh qytetarëve që t’i rikthej demokracinë dhe t’i rikthej institucionet në shërbim të qytetarëve, theksoi anëtari i kryesisë së Lëvizjes Besa, Kastrion Rexhepi në emisionin e TV24.

Ai theksoi se pikërishtë kjo situatë e institucioneve dhe partizimi i tyre ka bërë që të del në shësh Lëvizja Besa, njofton InfoShqip.

Në pyetjen se a do të jenë pjesë e qeverisë së re, Rexhepi u përgjigj se Lëvizja Besa ka formuar një grup për bisedime dhe i njëjti do të diskutojë me Zaevini, si mandatar i ri.

Ne do të diskutojmë përcaktimet tona politike me mandatarin. Lëvizja BESA këtë proces për ndryshime e ka përkrahur në mënyrë konstruktive. Ne nuk kemi biseduar dhe nuk kemi kërkuar që të bisedojmë në mënyrë që sa më shpejtë të merret mandati. Tani, pasi ka marrë mandatin Zaev, ai ishte tek selia jonë, dhe kishte takim me Kasamin. Ai tha se BESA dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re. Ne kemi përgatitur ekip për bisedime, kemi strategji dhe besojmë se në ditët e ardhshëm do të fillojmë bisedimet. Ne jemi të interesuar që sa më shpejtë të formohet qeveria, dhe premtimet të realizohen”, deklaroi Kastriot Rexhepi./ InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu