Përparim Rama të martën e 7 dhjetorit do ta marr detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës. Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.
E pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.
Kujtojmë që Përparim Rama ia mësyu garës për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arriti të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind, ndërsa i pari ishte kundër-kandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.
Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.
Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 për qind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 për qind.