Të punësuarit në EMT Fonderi sot u protestuan para Kuvendi të Maqedonisë dhe para Qeverisë, duke kërkuar t’u plotësohen kërkesat e tyre për pagesë të rrogave dhe kontributeve të papaguara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i organizatës Lupço Çekaloviq deklaroi se do të protestojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
‘Disa nuk kanë marrë rrogë tërë vitin, disa pesë-gjashtë rroga. Nuk kemi paguar kontribute tërë vitin. Aspak nuk respektohet ligji, ndërsa kushtet për punë janë të këqija. Bëhet fjalë për rreth 180 punëtorë’, tha Çekaloviq.
Ai shtoi se sot kanë realizuar takim me përfaqësues të Qeverisë, të cilët u kanë thënë se nga ana e tyre është bërë gjithçka dhe se janë angazhuar institucionet kompetente./infoshqip.com