Të punësuarit në DAP kanë keqpërdorur 8.442.509 denarë para shtetërore

Për gjithsej 8.442.509 denarë është dëmtuar buxheti shtetëror nga ana e E.J.D.(53), D.GJ.(63), O.N.(57), S.P.(57), M.D.(58), të gjtihë nga Shkupi dhe J.K.(40) nga Shën Nikolë të cilët, si të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike në funksionet udhëheqëse, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, kumtoi MPB.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, SPB Shkup parashtroi padi penale kundër këtyre personave.

Sipas MPB-së, edhe pse e kanë ditur se kërkesa tatimore për borxh tatimor në vlerë të tërësishme prej 90.752.102 denarë nga debitori tatimor “IPP LEPA SHPKNJP” Shkup në bazë të tatimit të fitimit, Tatimi i vlerës së shtuar dhe Tatimi personal i të ardhurave  edhe sipas bazave tjera është arritur në bazë të vendimeve të dhëna për detyrime, të paraqiturit, me shfrytëzimin e pozitës së tyre zyrtare  dhe me moskryerjen e detyrës zyrtare, me vetëdije e kanë penguar, prolonguar dhe pamundësur zbatimin e procedurës për pagesë të detyruar të borxhit tatimor të arritshëm nga debitori tatimor.

Të gjithë të paraqiturit, në fushën e tyre të veprimit, nuk kanë ndërmarrë aktivitete për sigurimin e përmirësimit tatimor me vendosjen e hipotekës, përkatësisht me regjistrimin e të drejtës hipotekare në regjistrin e të drejtave hipotekare me çka personit përgjegjëse të “IPP LEPA SHPKNJP” i kanë mundësuar në periudhën kohore  prej rreth tre viteve ta shfrytëzojë për transfer  një pjese të kërkesave të tyre në vlerë të tërësishme prej 5.084.059 denarë në firmën “ZB IPP SHPKNJP” Shkup. Kjo firmë, në të cilën themelues është bashkëshorti i saj, ndërsa udhëheqëse është vajza e saj.  me lidhjen e marrëveshjeve për transferime dhe kompensime në të cilat personi juridik “ZD IPP SHPKNJP”, Shkup është në rolin e transferuesit, ndërsa e shfrytëzuar për transferim të inventareve të përgjithshme, mjeteve për punë në vlerë të tërësishme prej 3.358.450 denarë, me të cilat ka disponuar debitori tatimor “IPP LEPA SHPKNJP”.

Në atë mënyrë për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare nga ana e të paraqiturve, debitori tatimor ka mbetur pa pronë dhe mjete nga të cilat në procedurë  për pagesë të detyrueshme të borxhit tatimor mund të paguhet borxhi tatimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu