Ndërmjetësuesi në çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimic ka deklaruar se nuk ka propozim të ri për emrin dhe se në takimin e ri të caktuar më 17 janar në New York do të ketë propozime për emrin. “Mendoj që edhe Qeveria e Greqisë gjithashtu e ka kuptuar që kjo është qasje e mirë dhe hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, që të gjejë zgjidhje, për çështjen shumëvjeçare. Për këto arsye ekziston moment pozitiv mes dy vendeve. Mendoj që qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të gatshëm t’i dëgjojnë zgjidhet e caktuara, që janë në interes të tyre nacional, por gjithashtu të ketë edhe kompromis të caktuar dhe të ketë zgjidhje”, tha Nimic në një intervistë për televizionin nacional grek ERT.