A do të “rrëzohet” Meta? LSI servir këtë shpjegim për mediat

Pas përfundimit të zgjedhjeve, në të cilat u shënua një përplasje e fortë mes PS-së dhe LSI-së, ndërkohë që rezultati dërgon këtë të fundit në opozitë, në media ka shpërthyer debati në lidhje me faktin nëse Meta do të mund t’a bëjë betimin më datë 24 korrik.

Gazetari Baton Haxhiu, i njohur si një ndër këshilltarët e afërt të Ramës, deklaroi mbrëmë se ka pak gjasa që Meta të bëjë betimin duke mos dhënë detaje.

Ndërkohë sot, nëpërmjet një shpjegimi të servirur për mediat nga zyra e LSI, theksohet se Metës nuk i nevojitet prania e deputetëve të PS apo PD në sallë, pasi mjaftojnë vetëm ata të LSI-së për të kryer një procedurë ligjore, siç është betimi.

Reagimi i LSI-sw duke hedhur qendrimin e vet nw treg, por jo zyrtarisht, vjen pas spekulimeve se Meta nuk do tw jetw as deputet, as kryetar Kuvendi dhe as president pas 24 korrikut. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu