A do të shkrihet UEJL-ja në UNT?(VIDEO)

Siç duket, thashethemet për një shkrirje të mundshme të UEJL-së në UNT i kanë frikësuar studentët e UEJL-së. Ata kanë patur një takim me rektorin e këtij universiteti, Zamir Dika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, studentët kanë marrë garancë nga rektori se nuk do të lejohet ndonjë shkrirje të këtij universiteti në UNT, ndërkaq paralajmërojnë se do ta kundërshtonjë fuqishëm një hap të këtillë.

Nga UEJL-ja thonë për Alsat-M se ende nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me UNT-në, kurse UEJL-ja i ka ndarë dy salla për studentët e UNT-së, në pajtim me kërkesën e Ministrisë së arsimit, drejtuar UEJL-së në Shkup./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu