Të shtrydhura apo të plota? Ja si duhet t’i konsumoni frutat

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se lëngjet e frutave mund të jenë burim i sheqerit, por, për çudi, ju gjithashtu mund të dini se ato llogariten si një mënyrë e mirë për të marrë vitaminat e nevojshme prej frutave.

Problemi me lëngjet e frutave është se ato kanë kalori që nuk na ngopin, thotë Sonya Angelone, zëdhënëse e Akademisë së të Ushqyerit dhe dietologe ne SHBA. Kjo do të thotë se ne nuk do të ndihemi të kënaqur dhe do të konsumojmë më shumë ushqim për ta kompensuar. Gjithashtu, konsumimi i frutave ju ndihmon të merrni më shumë fibra, thotë ajo, gjë e cila nuk ndodh gjatë konsumimit të lëngjeve të frutave.

Ndërsa kur bëhet fjalë për lëngjet 100% natyrale, ato ofrojnë të njëjtat vlera ushqyese si frutat, por pa fibra të dobishme,” thotë Angelone. Ajo, vë në dukje, se lëngu 100% natyral mund të ofrojë deri në gjysmën e frutave dhe perimeve të rekomanduara për konsumim ditor.

Lëngjet gjithashtu kanë flavonoide dhe karotenoide, si dhe ushqyes të tillë si vitamina A dhe C, kalium dhe folate.

Angelone pajtohet: ” Lëngjet e frutave 100 % natyrale mund të jenë pjesë e një dietë të shëndetshme, por vetëm nëse konsumohen në sasi të vogla”. Sigurisht që çdo gjë e tepruar dëmton njëlloj apo dhe më shumë se sa mungesa e saj!/albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu