Në puntatën e parë të post “Big Brother VIP3” u diskutuan disa nga debatet e bëra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni të tretë të reality show-t zbuluan se si po shkon lidhja e tyre tani që janë jashtë shtëpisë së BBV.
Teksa u shprehën se janë mjaft të lumtur dhe po shijojnë qëndrimin më njëri-tjetrin në privatësi, Ledion Liço u uroi shumë fat të gjithëve. Madje ai ngacmoi edhe Egla Cenon, duke i uruar fat me burrin misterioz.
“Ju uroj shumë fat. Edhe Eglës me burrin misterioz të cilin do e gjejmë një ditë”, tha Ledioni.
E këtu ndërhyn Julian Deda, i cili i thotë “po ne të dyve do na urosh fat”. Aktori i dashur për publikun e ka fjalën për veten dhe Gazmend Ujkashin, të cilin e ngacmon duke i thënë se ‘është dashuria e parë’.
E me humor Liço i përgjigjet se ‘ata të dy do t’i urojë të shtunën’.
“Të shtunën dasma e fundit në Big Brother, meqenëse u hap ajo rrugë, mes Julit dhe Gazit. Na ndiqni në Top Channel, në orën 21:00”, tha Ledioni duke shkaktuar të qeshura në studio.