Sipas një studimi të fundit nga International Data Corporation (IDC), pritet që shitjet globale të smartfonëve të rriten me rreth 5.8% në vitin 2024, duke arritur 1.23 miliard njësi.
Ajo që ka habitur më shumë analistët është rritja e madhe e produkteve me sistem operativ Android, veçanërisht në tregjet në zhvillim dhe në Kinë.
Shitjet e këtyre smartfonëve pritet të rriten me 7.1% në vitin 2024, afërsisht 9 herë më shpejt se iPhone-ët me sistem operimi iOS, të cilët pritet të kenë një rritje vjetore prej 0.8%.
Është e rëndësishme të theksohet se Android ka avantazhin e madh në krahasim me iOS-in, duke qenë i instaluar në një gamë të gjerë pajisjesh nga marka të ndryshme, gjë që ndihmon natyrshëm në rritjen e të dhënave të shitjeve në përgjithësi.
Megjithatë, kjo shifër i referohet vetëm rritjes së shitjeve në bazë vjetore, dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht që iPhone-ët janë shitur pak, por që thjesht vëllimi i shitjeve ka qenë i ngjashëm me vitin e kaluar.
Sipas analistëve, viti 2025 mund të jetë një vit më i favorshëm për Apple. Me daljen në treg të iPhone 16 dhe implementimin e inteligjencës artificiale gjenerative, shitjet mund të kenë një rritje prej 4%.