Telekom në Maqedoni mashtron konsumatorët, shkel kontratat dhe shërbime jo cilësore ndaj klientëve

Rrjeti telefonik dhe i internetit në Maqedoni Tekekom, si pasoje e shërbimeve të saja jocilësore, shkeljes së kontratave dhe mungesës së shërbimeve nga ajo që e premton ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë të madhe te konsumatorët e saj.

Qytetarët kanë dorrëzuar në redaksinë tonë disa raste të ndryshme të shkeljeve dhe mashtrimeve të kësaj kompanie, jo korrektësia në data dhe në kohë, stërzgjatja e zgjidhjes së problemeve, mashtrimi me ofertën e internetit pa limit, në ndërkohë ku konsumatorët kanë evidentuar të njejtën ofertë të jetë e limituar në sasi interneti, janë vetëm disa nga rastet e përmendura.

Ankesa ka edhe për problemet teknike ku Telekom është i detyruar sipas kontratës ti zgjidhe dhe regullojë ato në vendin e ngjarjes, qytetarët ankohen se zgjidhja e këtyre problemeve nga papërgjegjësia e kompanisë zvaritet me ditë të tëra dhe ata nuk munden të shfrytëzojnë shërbimet që në disa raste janë të domosdoshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu