Tenori shqiptar Saimir Pirgu merr çmimin “Verona Lirica Award”

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu ka marrë çmimi “Verona Lirica Award”, në Teatrin Verona.

Medalja i është dhënë tenorit shqiptar pas një koncerti në Teatrin e Veronës nga presidenti i çmimit “Verona Lirica Award”, Giuseppe Tuppini.

I themeluar pesë vite më parë çmimi “Verona Lirica Award” u është dedikuar disa këngëtareve të shquar si Fiorenza Cedolins, Hui Ai, Francesco Meli dhe Marco Berti.

Pas ndarjes së çmimit nëpërmjet një ceremonie, më pas Pirgu është takuar edhe me adhuruesit e tij, ku të shumtë ishin ata të cilit kanë pritur për të marrë autografe.

Saimir Pirgu ka shkëlqyer me talentin e tij në skena të mëdha operistike, së fundmi në skenën e madhe të Barcelonës, në operan e ”Makbethit”.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu. Mediat spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror, me të cilën u hap edhe sezoni i ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu