Përkrahës të VMRO-DPMNE janë tubuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me thirrjet për të mos u falsifikuar rezultati i zgjedhjeve, informon INA.
Qindra prej tyre i janë afruar dyerve të ndërtesës së njohur ku ishte vendosur shtëpia botuese “Maqedonia e Re”. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, derisa brenda po vazhdon mbledhja e KSHZ.Kjo protestë po ndodhë derisa po shqyrtohen ankesat e LSDM. Më parë u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa nuk janë pranuar edhe dy ankesa të LSDM. (INA)