Tensionet Greqi-Turqi, SHBA: Harta e brezit kontinental grek, pa rëndësi ligjore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi tha se harta e Seviljes, rreth rripit kontinental grek të pretenduar në Mesdheun lindor, nuk kishte ndonjë rëndësi ligjore.

Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë hartën e Seviljes që të ketë rëndësi ligjore”, tha ambasada e SHBA në Ankara.

“Ne gjithashtu e kuptojmë që Bashkimi Evropian nuk e konsideron hartën e Seviljes si një dokument ligjërisht të detyrueshëm,” tha ajo.

Gjithashtu thuhet se në kontekstin e politikës globale, Shtetet e Bashkuara nuk marrin pozicione mbi mosmarrëveshjet mbi kufijtë detarë të vendeve të tjera.

Harta kufizon të drejtat e Turqisë në Mesdhe

“Kufijtë detarë të vendit në fjalë duhet të zgjidhen me marrëveshje sipas ligjit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun dhe negociatat dhe në këtë kuptim inkurajon Greqinë dhe Turqinë të rinisin negociatat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha deklarata.

Nënpresidenti turk Fuat Oktay komentoi hartë të ashtuquajtur të Seviljes muajin e kaluar.

“Ne (Turqia) jo vetëm që do t’i thyejmë ata që e kanë në mendje këtë hartë, por gjithashtu do ta shqyejmë hartën,” tha Oktay.

E ashtuquajtura hartë nga Sevilja po përpiqet të kufizojë sovranitetin e Turqisë në Mesdhe në 41,000 kilometra katrorë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu