Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se së paku pesë persona, të gjithë kosovarë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas plicisë, të njëjtit, po tentonin të hynin kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarjet kanë ndodhur në fshatin Bistrisë dhe Koshuticë të Leposaviqit.

“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu