Tashmë nga zonat e përmbytura, bashkë me aparaturën e pastrimit, janë tërhequr edhe ekipet e mjekëve.
Nga klinika infektive thonë se situate epidemiologjike është stabile por paralajmërojnë se ende ekziston rrezik për sëmundje infektive.
“Rreziku për përhapjen e sëmundjeve infektive, ende nuk ka kaluar. Ne ishim atje që të minimizojmë valën e parë të ndonjë sëmundjeje. 10 persona janë hospitalizuar nga ata që kërkuan ndihmë në klinikën tonë dhe në ekipet në terren. . presim që diku nga java e katërt, të ketë ndonjë qytetar te I cili mudn të paraqiten pasoja nga infektimi” – tha Zvnoko Milenkoviq, mjek në klinikën infektive.
Sot në këto zona po bëhet edhe spërkatja e dytë nga mushkonjat. Shtëpitë dhe rrugët tashmë janë dezinfektuar.
“32 deri 38 ekipe kanë punuar vazhdimisht në terren kemi bërë dezinfektimin për larvat e mushkonjave edhe në zonat e përmbytura dhe në liqenin dhe kanalet pranë tyre “ – tha Zoran Çanavski.
Në tre muajt e ardhshëm këto zona do të kontrollohen rreptësisht nga ekipet e specializuara që në minimum të ulet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie./zhurnal