Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit goditi Iranin juglindor , duke plagosur së paku 42 vetë dhe duke shkatërruar disa shtëpi në një zonë në veri të provincës Kerman në Iran. Shefi i Organizatës së Ndihmës dhe Shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Morteza Salimi, ka thënë për televizionin shtetëror se të paktën 42 vetë u plagosën duke mos raportuar për te vdekur.
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim të Iranit ka bërë të ditur se tërmeti sotëm kishte shkaktuar dëme të rënda në fshatin Hajdak dhe disa fshatra të rajonit .Edhe fshati Gurk është një nga tetë fshatrat e goditura rëndë nga tërmeti ku tani janë aktivizuar ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe për ndihmë banorëve të zonës. Irani është një nga zonat më të rrezikuara nga tërmetet në botë.
Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6,6 balla në krahinën e Kermanit vrau 31,000 njerëz dhe rrafshoi qytetin e lashtë të Bamit. Muajin e kaluar, një tërmet me magnitudë 7.3 goditi fshatrat dhe qytetet në provincën perëndimore të Kermansheh të Iranit përgjatë kufirit malor me Irakun, duke vrarë 530 dhe duke plagosur mijëra të tjerë./InfoShqip.com