Tërmeti i sotëm që tronditi Italinë dhe qendrën e saj mëngjesin e sotëm, ka shembur disa nga objektet e kultit dhe ka bërë që qytetarët të jenë në një panik të thellë.
Mediet italiane njoftojnë se ashensori i një pallati është rrëzuar, por ende nuk ka të dhëna për viktima.
“Tërmeti me magnitudë 6.5 i regjistruar në jug-lindje të Norcias bën pjesë në të njëjtën sekuencë sizmike me tërmetin e 24 gushtit”, ka deklaruar sizmiologu Alberto Michelini, nga Instituti Kombëtar i Gjofizikës dhe Vullkanologjisë.
Autoritet kanë marrë masa t’u paraprijnë tërmetve të tjerë që janë parashikuar, duke mbyllur madje edhe metronë e Romës./albeu