Tërmeti në Shkup: Nuk ka vend për panik

Nga instituti për sizmologji kanë dalë me informatat e para për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shkupin. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Shkupit, më saktësisht në afërsi të fshatit në fshatin Creshovë, 7 km nga qendra e Shkupit.

Mund të ketë edhe disa tërmete të vogla që zakonisht ndodhin pas një tërmeti si ai që ndodhi në mëngjes me një magnitudë prej 4.4 gradë sipas shkallës Rihter, shtojnë nga instituti për sizmologji.

Drejtori i institutit, Mihaill Garevski, thotë se nuk ka vend për panik, dhe shton se tërmeti i këtillë nuk mund të shkaktojë dëme, në qoftë se ndërtesat janë ndërtuar në përputhje me standardet.

Sot në ora 06:58 kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, si dhe i tërë rajoni verilindor i Maqedonisë është goditur nga një tërmet i shkallës 4.4 sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Shkupit, në thellësi prej 2 kilometrave. Këto të dhëna vijnë nga stacioni sizmologjik evropian, ndërsa ende priten të dhënat e stacionieve vendase.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot rreth orës 7 të mëngjesit kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin.

Ende nuk dihet se sa ka qenë fuqia e dridhjes dhe epiqendra e saj, mirëpo tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu