Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se kjo është një nga ditët më të vështira për vendin që nga viti 2004 dhe 2008.
“Sonte rreth orës 2:46 një grup serbësh vendosën dy barrikada kamionësh në Banjska, aty erdhi policia e Kosovës dhe pasoi një konflikt në të cilin një polic i Kosovës u vra dhe një person tjetër u plagos”, tha presidenti në një konferencë për media.