Test: Mësoni shkallën e xhelozisë suaj

Janë fare të paktë ata njerëz që e pranojnë se janë xhelozë. Pavarësisht se xhelozia është një problem që nuk duhet nënvlerësuar në një marrëdhënie dashurie. E përkundër kësaj thuhet se nëse xhelozia nuk ekziston, dashuria nuk ekziston po ashtu.

Mëso nëpërmjet këtyre pyetjeve sa xheloze jeni:
1) Je në një festë dhe shikon se një grua është duke vështruar partnerin tënd. Çfarë mendon?
a) Ndoshta është një mike e vjetër dhe e ka njohur. b) Çfarë mund të dojë vallë një grua kaq e bukur nga burri yt. c) Asgjë e veçantë nëse zgjat disa minuta.
2). Je e sigurt se ai s’të ka tradhtuar kurrë?
a) Absolutisht s’të ka tradhtuar, përndryshe do ta kishe vënë re. b) Herë pas here të shfaqet ndonjë dyshim. c) Jo. Nuk je e sigurt, por në çdo rast nuk dëshiron të thellohesh në argument.
3.) Kur ai të flet për ish-in e vet, si reagon?
a) Kërkon që ai të ndryshojë argument. b) Bëhesh veçanërisht kureshtare. c) Fillon edhe ti të flasësh për ish-in tënd.
4) Shoku yt vendos të shkojë të pushojë këtë fundjavë vetëm…
a) Të vjen pak keq, por në fund të fundit do të organizohesh edhe ti sipas dëshirës tënde. b) Nuk është hera e parë që ndodh. c) E pamundur, nuk do t’ia lejoje kurrë.
5) Prej pak kohësh partneri yt kthehet më vonë se zakonisht nga puna…
a) E mbyt me pyetje për të zbuluar fundin e mundshëm. b) E di që kohët e fundit ka disa probleme në zyrë, por shqetësohesh se po zgjat. c) Gjithnjë e ke ditur se puna e tij e veçantë nuk ka orare fikse.
6) Javët e fundit, ai është pak nervoz dhe i tensionuar. Si e justifikon këtë gjendje shpirtërore?
a) Do të ketë disa probleme, për të cilat nuk do të të mbajë në korrent. b) Sigurisht që po të fsheh diçka. c) Nuk e kupton se çfarë po e shqetëson dhe kërkoni që të flisni.
7) Çfarë mendon për xhelozinë?
a) Është motra e dashurisë. b) Është një sjellje e pakuptimtë, e personave të pasigurt. c) Është një mënyrë për të mbajtur gjallë interesat e çiftit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu