Testi psikologjik që tregon nivelin e vlerësimit për veten

Termi vetvlerësim është bërë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Shpeshherë përdoret duke e mos e pasur të qartë se për çfarë flitet ose përdoret si një argument për të cilin njeriu ka frikë të flasë pasi i duket se vetëvlerësimi ka të bëjë thjesht me hyrjen e vetes në qejf. E kjo nuk është e vërtetë. Sepse të kesh vetëvlerësim nuk do të thotë të hyjë vetja në qejf. Vetëvlerësimi është siguria që vjen së brendshmi, bazuar mbi vlerat që njohim tek vetja e mbi ndërgjegjen.

Living ju propozon të bëheni pjesë ë një testi argëtues psikologjik. Duhet thjeshtë të vizatoni një njeri në shi. Qëllimi i këtij testi është të zbuloni se cilët janë mekanizmat tuaj mbrojtës, frikërat apo sa të frustuar ndiheni. Le të fillojmë nga puna.

Drejtimi i vizatimit
Në të djathtë: Nëse personin që keni vizatuar është në të djathtë tregon dëshirën dhe besimin tuaj për t’u rritur profesionalisht.
Në të majtë: Pozicionimi në të majtë tregon që jeni pesimistë dhe që kujtimet e së shkuarës ju pengojnë të jeni të lumtur.
Në qendër: Nëse njeriu juaj i shiut ndodhet në qendër nënkupton që jeni shumë i aftë dhe keni besim absolut në vete.

Çadra
Mungesa e çadrës në vizatim tregon që keni mungesë mekanizmash mbrojtës dhe burimesh për të përballuar situata të vështira.
Çadra e madhe që mbuloni plotësisht njeriun e viztaimit tregon që jeni njeriu tipik që ka nevojë për mbrojtje dhe që zgjedh të izolohet.
Nëse vini theksin tek bishti i çadrës, atëherë keni nevojë për mbështetje dhe një plan të shpejtë veprimi.

Figura e njeriut
Pamja frontale nënkupton aftësinë për të përballuar situata të vështira.
Vendosja në profil është një lloj dëshire për të shmangur situatat e paqarta.
Kurse vendosja me kurriz është një lloj arratisjeje, dëshirë për t’u larguar pa u vënë re.

Madhësia e vizatimit
Nëse vizatimi juaj është i vogël jeni një njeri modest, i pasigurtë, ndiheni inferior dhe keni , vetëvlerësim të ulët.
Nëse vizatimi juaj zë shumë vend ne faqe, thjesht po përpiqeni të tregoni vanitet.

Po lëviz personi në viztimin tuaj ?
Nëse personi që keni vizatuar është në pozicion statik, edhe ju jeni po njëlloj si ai. Jeni gjithmonë në luftë me botën që ju rrethon dhe keni vështirësi me përshtatjen. Nëse ai po ecën, jeni në rrugë të mbarë pasi e dini se cili është pikësynimi juaj.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu