Kjo dëshmon se më 22 nëntor në Shkup salla Boris Trajkovski do të jetë e vogël për besatarët e koalicionit BESA – RDK…
Në prag të hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore Lëvizja BESA dhe RDK sonte kanë zhvilluar takime rasti me banorët e vendbanimeve Zhelinë, Bërvenicë, Tearcë, Tetovë, e Bogovinë. Interesimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm për të dëgjuar ofertën dhe planet që ofron “Rilindja me BESË”, e cila do të garojë për herë të parë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se sot si kurrë më parë është koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëz profesionist, me dinjitet dhe integritet të lartë moral.
Ndërsa, pjesëmarrja e madhe në këto tubime dëshmon se më 22 nëntor në ora 19:00 salla e Boris Trajkovskit do të jetë e vogël për besatarët.