Tetova kalon pragun e ndotjes së ajrit, Kasami zotohet se do të rrisin kontrollet ndaj ndotësve

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, në Shkup por edhe qytete të tjera, si Tetova, bie cilësia e ajrit. Këto ditë ndotja në Tetovë nuk është në nivele enorme, por “e moderuar”, megjithatë ekspertët e shëndetit kërkojnë që të merren masa urgjente.

Ndotësit kryesorë tashmë dihen, ato janë ngrohja me dru dhe tymi i automjeteve, thotë Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

“Këtë vit përqendrimet janë zvogëluar, shihet qartë se subvencionet e dhëna për inverter, për peleti kanë dhënë rezultat, megjithatë janë mbi masën lejuar dhe për fat të mirë nuk kemi mjegull dhe nuk duhet të presin ndryshimet klimatike për të parë se çfarë ajri duhet të thithim. Patjetër duhet të merren masa urgjente dhe kush është një nga masat kryesore gazifikimi, që të parandalojmë ndotësit individual”, tha Ratko Davidovski – Qendra për Shëndet Publik – Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu