Tetova me gati 200 emra të rinj të rrugëve, godet Kasami

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë.

Siç mëson INA, materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.

Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë mbi 500 rrugë, që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare.

Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu