Tetovarët të revoltuar: Nuk jeni të mirëseardhur në Tetovë më

Sot në qytetin e dy universiteteve në kryeqendrën e shqiptarëve të Maqedonise së Veriut në vendin i cili ka prit e ka përcjell shumë e shumë persona të cilët u afirmuan dhe u ngritën rrugëve të suksesit pikërisht në Tetovën e dy universiteteve, sot janë bërë bashkë që ti kundërvihen cdo tetovari apo iniciative që merret nga qyteti i Tetoves.

Sot rrjetet sociale jane duke shperthyer nga pakënaqesit e tetovarëve që sic duket kanë arritur kulmin dhe nuk mbajnë më!

Tetovarët shprehen mjaft të revoltuar se ka gati pesë vite nga mospërfillja e Tetovës në aspektin politik, fetar, kombëtar dhe shumë e shumë sfera të tjera të jetës shoqërore.

Sic shprehen ata Tetova u anashkalua dhe nuk u perfill në asnjerin nga këto procese që sic dihet të gjitha këto u filluan dhe kulmin e arritën në Tetove dhe Malësin e Sharrit por sic duket Tetova ishte arenë lufte në te cilën mbeten vetëm viktima sepse meritat dhe mirënjohjet shkuan për vendet të cilat më së paku dhanë kontribut dhe dicka nga vetja e tyre për këto ditë.

Tetovarët më se shumti ngelen të revoltuar për arsyen se asnjëri nga postet udhëheqese të shqiptarëve në republikën e Maqedonis së Veriut nuk i takoj Tetovës edhe pse të gjitha partit politike numrin më të madhë të votave e marin në qytetin e Tetovës dhe në fund tetovarët ngelen të pa përfaqësuar në asnjë pozitë udhëheqëse në vënd duke filluar me:

Kryetari i Parlamentin – Gostivar

Zv.Kryeministri i parë – Shkup

Ministri i Jashtëm – Shkup

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese – Gostivar

Kryetari i Gjykatës Supreme – Gostivar

Kryetari i FFM – Kercovë

Dhe sot në zgjedhjet e mbajtura në BFI të gjitha qytete u bënë bashkë për të dërguar edhe udhëheqësin e BFI-së në Gostivar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu