Kur vjen puna te dasma dhe organizimi i saj të gjithë thonë “Një herë martohet njeriu”. Martesa jo vetëm që është një nga ditët më të veçanta të jetës, por gjithashtu është data kur njeriu zgjedh që jetën e tij tashmë ta ndajë me një person tjetër deri në vdekje. Prandaj një ditë e tillë nuk mund të jetë e njëjtë si ditët e tjera, por duhet të jetë e veçantë, për të qenë e veçantë çdo gjë duhet menduar deri në detajin e fundit, që çdo gjë të dalë si në përralla.
Kohëve të fundit dasmat shqiptare vërtetë kanë filluar të bëhen të veçanta dhe më ndryshe nga e kaluara, por ajo që një baba nga rajoni i Tetovës me vendbanim në Zvicër ka menduar për vajzën e tij të vetme, vërtetë është diçka që rrallë shihet, diçka madhështore dhe që lë shumë për të dëshiruar. Nisur nga thënia se kush ka vajza botën ka dhe nga fakti se vajzat janë ato që më së shumti janë të lidhura me baballarët, babai Nazifi ka vendosur që vajzën e tij të vetme, pasurinë më të madhe të tij, ta përcjellë nuse nga Tetova për në Kumanovë me helikopter një surprizë kjo që padyshim se vajza e tij do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Ndërsa nusja Jasmina, ka thënë se është befasuar nga surpriza e babait të saj dhe se është nusja e parë nga Tetova që nga salloni i dasmës PLANET – Kamjan, në ditën e dasmës udhëton me helikopter drejt Kumanovës gjegjësisht te dhëndri Rushid.
Kjo është hera e tretë në rajonin e Tetovës që nuset meren me HELIKOPTER, por kësaj radhe është më ndryshe pasi nusja do të shkojë te dhëndri nga qielli. Televizionin Koha çiftit të sapo martuar i uron jetë të gjatë dhe të trashigohen.
Për organizimin e disa elementeve kryesore, përbërëse, të kësaj dasme që nga nga kontraktimi i helikopterit, muzika, inçizimi deri në detajin e fundit është përkujdesur produksioni Koha Plus në bashkëpunim me Televizionin Koha.