Xhezair Shaqiri, i njohur në opinion si Komandant Hoxha, i cili dikur ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ka bërë thirrje publike për përkrahjen e LR PDSH ose të Ziadin Selës, transmeton TetovaSot.
“Besoj që do të mbushet tubimi në Haraçinë, ja vlen të përkrahet Sela”, ka shkruar Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, Xhezair Shaqiri para disa kohësh përkrahte direkt Rufi Osmanin nga Rilindja Demokratike Kombëtare, ku ishte edhe bartës liste i RDK-së në njësinë zgjedhore nr.2, por nuk arriti që të bëhet deputet.
Shaqiri zakonisht ka mbështetur thuajse të gjitha subjektet e reja politike, duke shpresuar se një ditë përsëri do të ulet në ulëset e Parlamentit./TetovaSot/