Tetovë: Dy bashkëshortë bullgar i shpëtojnë kidnapimit?!

Dy bashkëshortë nga Qustendili i Bullgarisë kanë shpëtuar nga pengmarrja duke ikur nga një hotel në Tetovë dhe më pas me auto-stop deri në Shkup kanë paraqitur rastin në polici.

Të dy, dje në një objekt hotelierik në Tetovë kanë takuar dy tetovarë për firmosje dhe marrje të dokumenteve bullgare. Njëri nga tetovarët ka kërkuar që me të të lidh kurorë me shtetasen bullgare, por pasi ajo nuk ka pranuar ka marrë kërcënime nga dy qytetarët. Ai ka nxjerë thikën dhe ka kërcënuar bullgarin se do ta therë më thikë.

Dy shytetasit bullgar kanë nënshkruar dokumentet, dhe kinse me forcë janë dërguar në hotel që të mos ikin nga ku janë marrë pasaportat dhe paratë, njofton Plusinfo.mk.

Rastin ata më pas e kanë paraqitur në stacionin re policisë në Gjorçe Petrov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu