Teuta Arifi ja cka thote per pjesemarrjen ne Qeveri, vendimi fundit i BDI

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka konfirmuar se BDI ka vendosur që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja. Edhe programa e Qeverisë tha ajo është gati dhe për këtë pjesë BDI ka dhënë pëlqim. Tema e vetme rreth së cilës ka ngelur të bisedohet, Arifi tha se është ndarja e resorëve dhe zgjedhjet kadrovike, njofton SHENJA.

“Gjithmonë kur ka pasur situata të formimit të Qeverisë, është bërë konsultim më i gjërë për t’u arritur deri në kryesinë Qendrore. Kjo ka qenë mënyra e punës e jona, e kryesisë, e anëtarëve të kryesisë, e kështu me radhë, dhe besoj se këto konsultime sigurisht do të vazhdojnë për t’u marë mendime, jo vetëm me anëtarët e partisë, por edhe mendime më të gjëra. Sigurisht që Zaev ka një program për të cilin ne i kemi përfunduar bisedimet dhe është program me të cilin ai mund të paraqitet në Bruksel”, tha nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu