Një burrë mysliman i diplomuar për shkenca politike është detyruar të largohet nga avioni për shkak se gjatë telefonatës së tij ai përdori fjalën “InshAllah”.
Burri sqaron se ai po fliste me dajën në telefon dhe në momentin që ky i fundit i uroi suksese, ai tha fjalën “InshAllah”.
“Gruaja pranë meje ishte e nervozuar dhe më shikonte çuditshëm. Mendova që u bë ashtu nga që po flisja me zë të lartë, por më pas ajo nxori telefonin dhe kontaktoi me dikë. Menjëherë më pas erdhën dy oficerë policie dhe më larguan nga avioni.”