Thaçi: Me fitoren e PDSH-së do ta kthejmë krenarinë e shqiptarëve

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, gjatë tubimit të mbajtur para qytetarëve të Tetovës, ka thënë se i falenderon qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë.

Ne mbledhjen që u mbajt në gjimnazin “Kiril Pejçionovic” Thaçi ka premtuar se në qeverinë e ardhshme shqiptarët do të kenë një Zv. Kryeministër i cili do të ketë një të drejtë veto ku asnjë vendim i rëndësishëm i qeveris si në ekonomi, në sferën multietnike nuk do të mund të mirret pa pëlqimin e tij.

Ky parim do të duhet të funksion mbi atë se qeveria e ardhshme e ka patjetër të ketë dy nënshkrime edhe nga zv.Kryeministri edhe nga Zv. Kryeministri plotësues në këtë mënyr nuk do të mund që të kemi ndarje disprporcionale të buxhetit, të penzioëve, bursave shkollore e tj.

Thaçi ka thënë se me fitoren e PDSH-së do ta kthejmë krenarinë e shqiptarëve.

Ndërkohë, Thaçi e ka kritikuar rëndë oponentin e tij politik kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, ku u shpreh se nuk ka marr asgjë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve dhe se ato ende po përballen me probleme themelore si mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimit, ajrit të ndotur.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu