Thaçi mesazh Serbisë: Shpresoj e kuptuat mësimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar sjelljet e Serbisë në raport me Kosovën, pas ngjarjes së djeshme me trenin serb të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë – i cili, megjithatë, u kthye mbrapsht, njofton InfoShqip.com.

Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Twitter se shpreson që Serbia ka marrë mësim.

”Shpresoj se u kuptua mësimi nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Presidenti Thaçi. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu