Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Thaçi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është pyetur për raportet me vendet e rajonit, në veçanti me Shqipërinë, transmeton lajmi.net
Ai ka thënë se raportet Kosovë-Shqipëri, janë të shkëlqyeshme dhe për këtë duhet të gëzohen të gjithë.
“Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar se aspiratat e Kosovës janë euroatlantike dhe për këtë angazhohen të gjitha partitë në vend.
Thaçi ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm.