Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka vazhduar takimet me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai para mbështetësve të PDSH-së në Çair ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDSH-së do të fal borxhet dhe kamatat nga borxhet publike.
“Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.” tha mes tjerash Thaçi nga Çairi.
”BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve dhe se ata janë fajtorët kryesorë për diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve në të gjitha fushat. Thaçi më tej u shpreh se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm. ” përfundoi Thaçi.