Thaçi të tregojë si e bëri deputete Ruzhën nga VMRO-DPMNE me votat e shqiptarëve të PDSH-së?!

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci për herë të parë në historinë e Maqedonisë ndihmoi që partia e Nikolla Gruevskit të fiton një deputete maqedonase me votat e shqiptarëve të Tetovës. PDSH në atë kohë u bë pjesë e qeverisë në periudhën 2006-2008, ndërsa në vitin 2008 në fushatën parazgjedhore u kërcënua me “kasaphane” të vërtet ndaj të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal po rikujton skandalin më të madh në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë i cili ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 në Tetovë. Për herë të parë partia PDSH-së në koordinim të ngushtë me VMRO-DPMNE-në vendosën që për më pak se 100 vota të humbë kandidati i BDI-së, ndërsa të fiton kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ruzha e cila u bë deputete.

Ngjarja ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Në këtë vit nënkryetari i atëhershëm i PDSH-së, Menduh Thaçi ju kishte dhënë urdhër aktivistëve të vet që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, ku me votat shqiptare doli deputetja maqedonase, Ruzha Gjorgjeska.

Votuesit shqiptar të PDSH-së më së tepërmi kanë votuar gjatë vitit 2006 në rrethin e dytë të zgjedhjeve edhe atë në fshatrat Xhepçisht, Reçicë e madhe, Bogovinë dhe vende të tjera. Skenari kishte qenë mirë i koordinuar mes VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së që në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2006 të prishen vendvotimet në Xhepçishtë, Reçicë të madhe Bogovinë dhe vende të tjera, me të vetmin qëllim që në këto vendvotime të anuluara në raundin e dytë aktivistët e PDSH-së të mbështesin fuqishëm dhe të votojnë kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Mësohet se ky skenarë është realizuar në praktikë me të vetmin qëllim që nga njëra anë VMRO-DPMNE të fiton edhe një deputet më shumë në njësinë zgjedhore numër 6 ku dominojnë shqiptarët, ndërsa për këtë shërbim partia e Menduh Thaçit të bëhej pjesë e qeverisë, në periudhën 2006-2008, gjë e cila ndodhi.

Ndryshe, BDI për më pak se 100 vota humbi deputetin në njësinë zgjedhore numër 6 gjatë zgjedhjeve parlamentare me të cilën parashihej që deputet të bëhej Besniku nga Bogovina, mirëpo në vend të tij deputet u zgjodhë Ruzha Gjorgjeska për shkak se PDSH e ndihmoi fuqishëm VMRO-DPMNE-në.

Ndryshe, dje në intervistën e Menduh Thaçit në Alsat-M mes tjerash tha se partitë shqiptare duhet të bëhen bashkë (BDI-PDSH), ngjashëm si dy partitë maqedonase (VMRO-DPMNE dhe LSDM), gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në Komunat Kërçovë dhe Strugë, ku beteja ishte etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Me këtë dëshmohet qartë se Thaçi qëndrimet për bashkim të partive shqiptare karshi maqedonasve i ka vetëm marketing politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu